Blert Dermo-Kozmetikë Natyrale e Certifikuar

Nga Farmaciste në Krijuese te nje Brandi te Ri te dermokozmetikes natyrale 
 
Historia e Blert
 
Gjithçka nisi si nje kerkese vetjake por dhe e pacienteve qe nder vite kam sherbyer . Duke pare nga afër sfidat dhe nevojat që kishin njerëzit për produkte të sigurta dhe të shëndetshme për lëkurën.
 
Emri im është Blerta dhe gjithnje kam qene e lidhur me natyren dhe me mrekulline qe cdo Bime ofron .Pas shumë viteve përvojë duke ndihmuar pacientët me zgjidhje farmaceutike, kuptova se kimikatet dhe përbërësit artificialë që gjendeshin në shumë produkte kozmetike ndikonin negativisht në cilësinë e jetës. Ndaj mora vendimin të ndërmerrja një rrugëtim të ri dhe ta ktheja pasionin tim për natyrën dhe shkencën në një markë që do të sillte vlerë të mirëfilltë.
 
Lindi kështu Blert – një brand kozmetikë organike e krijuar për t’i dhënë njerëzve alternativa të sigurta, natyrale dhe efektive për kujdesin e përditshëm.
 
Çdo formulë e Blert lind nga kombinimi i dijeve farmaceutike me respektin për pasurinë e tokës shqiptare. Përdorim vetëm përbërës organikë të certifikuar, të përzgjedhur me kujdes dhe të testuar për efikasitet dhe siguri.
 
Për mua, krijimi i Blert nuk është vetëm një biznes – është një mision për të përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve dhe për të promovuar një lëkurë të shëndetshme në mënyrë që ti qëndroje besnike ndaj natyrës.
 
Vizioni im është të ndërtoj një komunitet që beson në fuqinë e natyrës dhe e bën ndryshimin duke zgjedhur produkte të pastra, të sigurta dhe me impakt pozitiv për shëndetin dhe për mjedisin.
 
Mirë se vini në udhëtimin e Blert – aty ku kujdesi nis nga dashuria për natyrën dhe për njeriun!